Rriten pagat në Komunën e Tetovës, shtatë për qind më shumë për tre vite me radhë
- Komuna e Tetovës dhe Sindikata e Punëtorëve kanë nënshkruar marrëveshje për rritjen e pagave të administratës komunale.
Tetovë, 13 maj 2026 (MIA) - Komuna e Tetovës dhe Sindikata e Punëtorëve kanë nënshkruar marrëveshje për rritjen e pagave të administratës komunale.
Siç njofton Komuna e Tetovës, sipas marrëveshjes, duke filluar nga muaji i ardhshëm, paga bazë e të punësuarve në administratë do të rritet për shtatë për qind, ndërsa kjo rritje do të vazhdojë për tre vite me radhë.
Nga Komuna theksojnë se ky vendim është në funksion të përmirësimit të kushteve për punonjësit dhe motivimit të administratës komunale, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tyre të përditshme.
Përfaqësuesit e komunës dhe të sindikatës vlerësuan se bashkëpunimi institucional mbetet kyç për avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punëtorëve. bsh/
Foto: Komuna e Tetovës